Ferizaj

Së bashku kundër abuzimit të fëmijëve, ndahen mirënjohje për shkollat me ambiente të sigurta

By FerizajPress

June 30, 2021

Sot, në ambientet e Galerisë së Arteve në Ferizaj u mbajt ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për shkollat që kanë përmbushur më së shumti kriteret për krijimin e ambientit të padhunshëm për fëmijë në shkolla, me ç’rast stafi i projektit ka falënderuar nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin e shkollës për punën dhe angazhimin si dhe ka pasur rastin të ndjek një program të shkurtër artistik të organizuar nga nxënësit e shkollave.

Vlerësimin përfundimtar e ka bërë Ekipi Përgjegjës Komunal në bashkëpunim me koordinatorin e terrenit të këtij projekti për Ferizaj, Arben Aliu.

Në ceremoni morrën pjesë drejtori i DA në Ferizaj, z. Afrim Llabjani, menaxherja e projektit TACA, znj. Ardita Kabashi, drejtorë, mësimdhënës e nxënës të shkollave.

Shkollat që u shpërblyen me nga një pllakatë me mbishkrimin “Shkolla Mike për Fëmijë” janë: Shfmu “Riza Matoshi” Nikadin Shfmu “Hajriz Muhadini” -Dremjak Shfmu “Vezir Jashari” -Ferizaj Shfmu “Pavarësia”- Balaj Shfmu “Muharrem Shemsedini” Fshati i Vjetër Shfmu “Ismajl Qemali” Prelez i Jerlive Shfmu “Halit Ibishi” Cërnillë Shfmu “Enver Topalli” -Greme Shfmu “Dardania”- Rakaj Shfmu “Jeronim De Rada” – Ferizaj Shfmu “Pesë Dëshmorët e UÇK-së” – Pleshinë Shfmu “Astrit Bytyçi” – Ferizaj

Projekti “Së bashku kundër abuzimit të fëmijës – TACA”, financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR) dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Qendra për Studime të Avanacuara (FIT).