Ferizaj

Së bashku kundër abuzimit të fëmijëve -TACA

By FerizajPress

June 23, 2022

 Në ambientet e  Plus Marketit, në Ferizaj u mbajt ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për shkollat që kanë përmbushur më së shumti kriteret për krijimin e ambientit të padhunshëm për fëmijë në shkolla, me ç ‘rast stafi i projektit ka falënderuar nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin e shkollës për punën dhe angazhimin si dhe ka pasur rastin të ndjekë një program të shkurtër artistik të organizuar nga nxënësit e shkollave.

Vlerësimin përfundimtar e ka bërë Ekipi Përgjegjës Komunal në bashkëpunim me koordinatorin e terrenit të këtij projekti për Ferizaj, Arben Aliu.

Në ceremoni morrën pjesë drejtori i Arsimit në Ferizaj, z. Afrim Llabjani, menaxherja e projektit TACA, znj. Ardita Kabashi, drejtorë, mësimdhënës e nxënës të shkollave.

Shkollat që u shpërblyen me nga një pllakatë me mbishkrimin “Shkolla Mike për Fëmijë” janë:

Shfmu  “Kemajl Hetemi ” Rahovicë

Shfmu “Gjon Serreçi” -Ferizaj

Shfmu  “Afrim Abazi”- Sherret

Shfmu “4 Prilli” Zllatar

Shfmu  “Liman Rekaj”  Prelez i Muhaxherëve

Shfmu “Bilall Shala”  Lloshkobare

Shfmu  “Jeta e Re” -Greme

Shfmu “Ahmet Hoxha” – Ferizaj

Shfmu “Besim Rexhepi” Komogllavë

Shfmu “Abetarja”  Softaj

Ndërsa, Shfmu  “Hajriz Muhadini” -Dremjak është ndihmuar nga KEC me mjete didaktike dhe me një komplet të  librave.

Projekti “Së bashku kundër abuzimit të fëmijës” – TACA,  financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR) dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Qendra për Studime të Avanacuara (FIT).