Sport

Schalke-Gladbach, bastvënësi kosovar “humb” 86 mijë euro në mënyrë të pabesueshme (FOTO)

By FerizajPress

March 10, 2017

Një bastvënës ka luajtur një tiket me 12 ndeshje, disa të Ligës së Kampionëve dhe disa të Ligës së Evropës.

Ai i qëlloi 11 prej tyre, duke dështuar vetëm në parashikimin e ndeshjes Schalke-Borussia Monchengladbach, përcjellë “lajmi.net”.

Ai e luajti këtë ndeshje “Gol-gol 3+”, që do të thotë të dy skuadrat të shënonin dhe ndeshja të mbyllej me tre gola e më shumë, por në fakt ajo përfundoi 1:1, rezultat i cili ishte që nga minuta e 25-të.

Po të shënohej vetëm edhe një gol në këtë ndeshje, gjakovari do të merrte 86 mijë e 809 euro. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6