Ferizaj

SBASHK-u nuk ka kërkesa, mësimi do të nisë më 1 shtator

By FerizajPress

August 24, 2021

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë thonë se janë të gatshëm për të nis mësimin me 1 shtator. Thonë se nuk kanë kërkesa për qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit.

Kryetari i SBASHK’it, Rrahman Jasharaj thotë se punëtorët në sektorin e arsimit janë vaksinuar në numër të madh.

“Mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë në sektorin e arsimit e dëgjuan apelin e SBASHK’ut por edhe të MASHT’it dhe tani kemi shifra të tjera të vaksinimit. Nëse e marrim me përqindje ka shkuar në 80 për qind të të vaksinuarve me dozën e parë që na jep optimizëm që me fillimin e vitit shkollor do të kemi shumicën e punëtorëve të vaksinuar”, tha Jasharaj për RTV Dukagjini.

“Për fillimin e vitit të ri shkollor gatishmëria e punëtorëve të arsimit është, vaksinimi po shkon mbarë por unë mendoj se fjalën përfundimtare për fillimin e vitit të ri shkollor duhet ta thonë institucionet e thirrura”, tha ai.

“Me të filluar të shtatorit do të ulemi me Ministrinë e Arsimit dhe të gjitha kërkesat e punëtorëve të arsimit do t’i shtrojmë në tavolinë me ministren Nagavci”, shtoi Jasharaj.