Ferizaj

SBASHK-u në Ferizaj përkrah grevën në afat të pacaktuar

By FerizajPress

November 18, 2016

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, e Shkencës dhe e Kulturës në Ferizaj, unanimisht ka votuar pro mbajtjes së grevës eventuale, si kundërpërgjigjje ndaj Qeverisë së Kosovës për mosrealizimin e kërkesave të tyre.

Përfaqësuesi i SBASHK-ut, Rexhep Sadiku, tha se Ferizaj e mbështetë grevën nëse Qeveria e Kosovës, nuk u qaset seriozisht kërkesave të tyre.

“Sot ekskluzivisht Kuvendi i Ferizajt vjen edhe njëherë për të konfirmuar kërkesën e SBASHK-ut apo jo, që në rast se Qeveria dhe Ministria e cila ka dhënë dritën jeshile për t’u ulur dhe qasur seriozisht punës përkitazi me realizimin e viteve të 90-ta dhe dërgimin e tij në kuvend për ta marrë formën e vet legjislative të shkohet në grevë”, tha Sadiku.

Sadiku tha se nuk kanë caktuar ndonjë datë për grevë mirëpo po e paralajmërojnë Qeverinë para se të ndodh një gjë e tillë.

 “Ne nuk i kemi dhënë afat të caktuar Qeverisë me qëllim që mos ta mbështesim për muri, por të ketë kohë që gjërat të kristalizohen mirë, të jetë projektligji në një formë më të përshtatshme në mënyrë që pastaj mos të ketë ankesa se s’ka formë të buxhetit”,tha Sadiku.

Arsyeja që SBASHK-u është duke paralajmëruar grevë të mundshme është mosplotësimi i kërkesave që dalin nga kontrata kolektive dhe pagesa në formë benefiti për  vitet e 90-ta. / TELEVIZIONI TEMA /