Ferizaj

SBASHK-u i vendosur deri në fund për realizimin e kërkesave

By FerizajPress

January 29, 2019

Raportet e arritura nga Këshilli Qendror Grevist, komunal dhe universitetet, tregojnë se edhe në ditën e 12-të të punësuarit në tërë sektorin e arsimit të Kosovës ishin në grevë të përgjithshme, të vendosur deri në realizimin e kërkesave për ndryshim të koeficienteve në tërë sektorin e arsimit,njofton Bashkimi i Sindikatave të Arsimit Shkencës dhe Kulturës përcjellë Klan Kosova.

Me fillimin e grevës edhe në ditën e 12-të, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj se bashku me nënkryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli  vizituan grevistët në komunën e Ferizajt, pikërisht në çerdhen “Ardhmëria Jonë”, SH.F “Gjon Serreqi”    duke vazhduar në  SH.M ,, Dr Shaban Hashani”.

Delegacioni i Këshillit Qendror Grevist, bashkëbisedoi me grevistët për gjendjen aktuale, ku të gjithë ishin të brengosur së institucionet e Kosovës nuk po krijojnë gatishmëri për ti  plotësuar kërkesat e punëtorëve të arsimit, tashmë të njohura   për ngritje të koeficientit prej 30% , nga çerdhet deri në universitet, duke përfshirë të gjithë të punësuarit nga punëtoret teknik deri te rektori.