Lajme

SBASHK thotë të ketë marrë mbështetje nga Sindikatat e Arsimit të Evropës

By FerizajPress

January 09, 2019

Përmes një kumtese, për medie , SBASHK ka bërë të ditur se ka informuar me kohë Komitetin e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) me seli në Bruksel për gjenden në arsimin e Kosovës dhe për angazhimet që janë duke u bërë për realizimin e kërkesës legjitime për përmirësimin e koeficienteve për tërë sektorin e arsimit në projektligjin e pagave.

“Duke e parë se dialogu nuk po jep rezultate , SBASHK-u është detyruar që duke respektuar zërin e anëtarësisë të përgatit për grevë të përgjithshme dhe për këtë ka informuar ETUCE-n”, thuhet në komunikatë.

Për këtë SBASHK thotë të ketë marrë përkrahjen e plotë nga ETUCE lidhur me kërkesat e tyre ndaj Qeverisë.

“Drejtorja gjenerale e Komitetin të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), që numërojnë 11 milionë anëtarë, Suzan Flocken , në emër të gjithë sindikatave të arsimit të Evropës ka përsëritur mbështetjen e fuqishme për SBASHK-un duke shtuar se ETUCE do të kërkojë nga Qeveria e Kosovës të përmbushë dhe zbatojë premtimet në mënyrë që koeficientet për gjithë të punësuarit në sektorin publik të arsimit të ngritën për 30%”, thuhet në komunikatë.

Theksohet se Drejtorja gjenerale e Komitetin të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës Flocken është shprehur se do ta monitorojnë situatën dhe do të vazhdojnë me mbështetjen për SBASHK-u.Koha.net