Ferizaj

“Save the Children” shpërndau edhe 35 pako higjienike për shkollat e Ferizajt

By FerizajPress

April 21, 2021

Mbështetja e mëhershme e organizatës “Save the Children” me ç’rast ndihmoi me mjete didaktike dhe higjienike shkollat e Ferizajt, po vijon edhe tani. Së fundmi, janë plot 35 shkolla të mbetura të Ferizajt të cilat nga faza e parë nuk patën mundësi të përfitojnë materiale higjienike e që u ndihmuan nga organizata “Save the Children” në Ferizaj në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit.

Gresë Haxhimusa nga “Save the Children” konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme për shkollat e Komunës së Ferizajt, mbështetje që do të ofrohet edhe në të ardhmen në forma të tjera, duke vënë theksin tek bashkëpunimet e mëparshme në funksion të menaxhimit të pandemisë.

Ky donacion u pranua dhe u shpërnda nga zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit.