Sasi e madhe e birrave bllokojnë “Rrugën e Kombit” (Foto)

By FerizajPress

August 09, 2016

Një kamion i madh i ngarkuar me birrë me sa duket është përmbysur dhe të gjitha shishet e birrës që transportoheshin në të kanë rënë në tokë.

Siç mund ta shikoni edhe nga fotot, një pjesë e madhe e tyre janë thyer, ndërsa ata që e kanë pësuar kanë qenë udhëtarët e shumtë, të cilët kanë çarë gomat e makinave.

Për fat të mirë aksidenti nuk ka pasur pasoja në njerëz, vetëm në dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

.