Maurizio Sarri sot është zyrtarizuar si menaxher i ri në Chelsea. Trajneri i njohur italian ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipin nga Stamford Bridge. Por, menjëherë sot ka ardhur edhe përforcimi i tij i parë te “Blues”. “Sky Sports News” raporton se mesfushori Jorginho gjendet në Londër për të finalizuar transferimin në Chelsea, përcjell “lajmi.net”. Mesfushori i Kombëtares italiane pritet të zyrtarizojë largimin nga Napoli duke nënshkruar me klubin londinez në transferim me vlerë prej mbi 60 milionë euro. /Lajmi.net/