Sarandë, zbulohen 13 kg tritol të ndarë në kallëpe

By FerizajPress

May 07, 2016

Zbulimi është bërë në lagjen numër 4 të qytetit të ekstremit jugor, e njohur ndryshe si teqeja e “Baba Reshatit”.

Në një sipërfaqe toke të gërmuar është gjetur një sasi lënde plasëse me peshë totale prej 12.9 kilogramë, e gjitha e mbuluar me një rrobë ngjyrë kafe.

Autoritetet policore lokale saktësojnë se, lënda shpërthyese është e llojit tritol dhe ishte ndarë në 63 kallëpe, me peshë 200 gramë secila.

Edhe pse nga hetimet paraprake ka rezultuar se kjo sasi eksplozivi është gjetur në një tokë pa pronarë, po punohet për zbulimin dhe kapjen e poseduesve.

The post Sarandë, zbulohen 13 kg tritol të ndarë në kallëpe appeared first on Lajminet.