Ferizaj.23.02.2018 . Gjatë ditës së sotme, në një takim të udhëhequr nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Ferizaj, Kristina Gashi – Bytyçi, është zgjedhur struktura e re drejtuese e Grupit Joformal të Grave Asambleiste në këtë përbërje:
Saranda Musliu – Kryesuese; Hatixhe Bungu – Qerimi – Zëvendëskryesuese; Bahrije Hyseni – Anëtare; Flora Abdullahu – Anëtare; Florije Musa – Anëtare; Makfire Musa – Anëtare;
Pjesëmarrës në këtë takim kishte edhe nga ekzekutivi dhe legjislativi komunal.
Në këtë takim ndër të tjera u diskutua edhe për aktivitetet që do të zhvilloj kjo strukturë gjatë këtij viti.
Ky mekanizëm në misionin e tij ka avancimin e pozitës së gruas në shoqëri, veçanërisht pozitës së saj në vendimmarrjen lokale.