Ferizaj

SAPO NDODHI: FERIZAJ U BË MË NË FUND ME SHESHIN “TONY BLAIR”

By FerizajPress

May 12, 2017

Ne kemi obligim që brezave që vijnë t’ua lëmë historinë e vërtetë se kush ishin miqtë tanë që na ndihmuan në kohët më të vështira e kush ishin ata që ishin dhe vazhdojnë të jenë kundër nesh. Duke respektuar miqtë tanë, ne respektojmë veten tonë! Kosova, Shqipëria, populli shqiptar kudo në botë asnjëherë nuk kemi qenë më të fortë dhe asnjëherë nuk kemi pasë përkrahje e miq kaq të fuqishëm e të sinqertë në historinë tonë kombëtare. Prandaj, duhet ta ruajmë këtë miqësi e ta trashëgojmë brez pas brez!

Pas një beteje të gjatë, duke përfshirë përkrahjen gjithëferizajase që nga Shtatori 2016, pastaj me betejën ligjore KK-Ferizaj dhe MAPL-në, sot me 12 maj 2017 në Seancën e 4-të të Kuvendit të Ferizajt u morr vendimi që rruga TONY BLAIR të shëndrrohet në Sheshin TONY BLAIR, sipas peticionit të qytetarëve organizuar nga unë dhe mbështetur nga iFOK.

Duke nderuar e duke respektuar ata që kanë dhënë më së shumti, në së pari nderojmë dhe respektojmë veten tonë. Shqiptarët kanë pasë përherë traditë ta nderojnë dhe ta respetojnë mikun e vërtetë. Prandaj edhe sot, anipse me shumë mund dhe vonesa, ferizajasit e nderuan mikun tonë të madh, mikun e popullit shqiptar – TONY BLAIR. Mbetet që në të ardhmen e afërm ta ngrisim edhe Shtatoren ose bustin e tij.

URIME FERIZAJ! URIME KOSOVË!

Me respekt, Bashkim Fazliu Migjeni, nismëtar Këshilli për emërtimin e sheshit dhe ngritjes së shtatores së TONY BLAIR në Ferizaj