Saliu: Të gjitha dëmet materiale do të kompensohen

By FerizajPress

August 09, 2016

Hasanbegu rezulton vendbanimi më i prekur. Drejtuesja e Qendrës për Menaxhim me Kriza, Suzana Saliu, njofton se ka siguruar një konvikt në Gazi Babë për strehimin emergjent.

Ajo ka paralajmëruar se në zonat e përmbytura deri nesër do të kthehet energjia elektrike dhe ka bërë të ditur se vetëm sot në terren janë angazhuar të paktën 1000 ushtarë për të larguar ujin nga fshatrat e përmbytur si dhe për të pastruar mbeturinat dhe kafshët e ngordhura.

Sipas saj, për vlerësimin e dëmeve janë angazhuar 15 ekipe me nga 15 anëtarë, kurse kompensimi pritet të bëhet shumë shpejtë.

“Sot intensivisht punojnë ekipet për vlerësim, pompat për pastrimin e ujërave dhe mbeturinave. Sot janë angazhuar 1000 ushtarë me 1000 pompa për të pastruar terrenin. Sot pritet të kemi edhe drita. Shumë familjet kanë braktisur shtëpitë e tyre sepse asgjë nuk është funksionale. Dhe banorët kanë qenë të detyruar të lëshojnë shtëpitë e tyre. Shumica janë vendosur nëpër familjet tjera, dikush ka gjet zgjidhje duke u strehuar me qira. Por edhe shteti është përkujdesur për këtë aspekt. Është përgatitur për strehim të përkohshëm Qendra “Paternie Zogravski” një internat i shkollave të mesme në rajonin e Gazi Babës për strehim emergjent, kur deri tani kemi të strehuar rreth 30 persona kryesisht pleq”, deklaroi drejtuesja e Qendrës për Menaxhim me Kriza, Suzana Saliu.

.