Ferizaj

Salihaj: Ushtrinë duhet ta bëjmë me Amerikën, veprimet e Thaçit janë të dyshimta

By FerizajPress

March 16, 2017

Krijimi i Ushtrisë së Kosovës duhet të bëhet në bashkëpunim me Amerikën, të paktën kështu ka vlerësuar deputeti nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj. Salihaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se “është absurditet i madh nëse veprohet pa përkrahjen e amerikanëve”. Këto komente Salihaj i bëri duke komentuar deklaratën e fundit të ambasadorit amerikan, Greg Delawie, i cili për Telegrafin theksoi se “Kuvendi duhet ta hedh poshtë projektligjin për Ushtrinë”.

“Ushtrinë tonë duhet ta bëjmë me Amerikën. Kjo që po bën Hashim Thaçi është tejet e dyshimtë. Të gjithat që i ka arritur Kosova deri tash, përfshirë pavarësinë, i ka fal Amerikës dhe shteteve përkrahëse të Kosovës”, ka thënë Salihaj.

Ai theksoi më pas se “Thaçi nuk është i koordinuar me SHBA-të dhe as me institucionet tona”.

“Pra, me kënd është i kordinuar ai? Ndoshta me Serbinë?”, shprehet Salihaj. /Telegrafi/