Ferizaj

Salihaj: LDK nuk del mirë nëse shkohet në zgjedhje

By FerizajPress

May 24, 2016

Nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme LDK nuk do të dalë mirë, pasi që elektorati i kësaj partie ka humbur besimin në udhëheqësit e LDK-së.

Kështu vlerëson Adem Salihaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës në emisioni Politikë me Sejdi Demirin.

“Elektrokati i LDK ëshët në mllef për koalicion me PDK, për zgjedhjen e Kadri Veselit kryetar i Kuvendit, për zgjedhjen e Hashim Thaçit president, pra nëse shkohet në këtë periudhë në zgjedhje LDK mund të humb. Nuk e di sa se por elektorati është i mllefosu. Duhet që të qetësohet situata në mënyrë që të shkohet në zgjedhje, kjo në të mirë të LKD-së”, ka sqaruar Salihaj.