????????????????????????????????????

Ferizaj

Salihaj i kundërpërgjigjet rëndë Thaçit

By FerizajPress

March 25, 2017

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj në një deklaratë për GazetaBlic ka thënë se vrasjet politike janë politike dhe se nuk mund të quhen ndryshe. “Thaçi po mundohet të paraqitet i pafajshmi,por ai po luan lojë hipokrite,sepse ai ka qenë në krye të strukturave që kanë kryer shumicën e vrasjeve poltike në Kosovë” potencon Salihaj.Salihaj thotë se presidenti Thaçi në asnjë rrethanë nuk mun të amistohet nga përgjegjësia e gjithë atyre vrasjeve politike që janë bërë në Kosovë, gjatë luftës dhe pas saj. “Madje,jam thellsisht i bindur se Thaçi i di saktësisht edhe ekzekutuesit e shumices së këtyre vrasjeve. Ai mund ta luajë edhe një kohë këtë lojë, por nuk do t’i shkojë gjithmonë kungulli përmbi ujë” ka përfunduar Salihaj.Ndryshe, presidentit i Kosovës, Hashim Thaci, ka kërkuar që vrasjet të mos politizohen/GazetaBlic.com/