Lajme

Sali Berisha: E pata vetëm një armik, ai ishte Sllobodan Millosheviq

By FerizajPress

December 13, 2016

Berisha foli për 21 Janarin, katër viktimat e tij dhe ngjarjet që pasuan atë.

“Kam shprehur dhimbje dhe keqardhje për ata njerëz, por institucioni nuk dorëzohej nga Sali Berisha. Ishte zgjedhje e gabuar nga Edi Rama. Ishte jashtë diskutimit që unë të lëshoja zyrën time. Kam shprehur dhimbjen më të madhe për viktimat, por as 1, as 3, as 300 nuk do të pushtonin zyrën time”, tha ai.

Ish-Kryeministri tha se asnjëherë nuk ka parë kundërshtarët e tij politikë si armiq. Për të ka patur vetëm një armik.

“Në politikë në 26 vite kam konsideruar një armik të egër dhe asnjë tjetër dhe ai ka qenë Sllobodan Millosheviq. Nuk isha i sigurt nëse të tjerët ndajnë këtë mendim. Pashë më 21 Janar Ramën që ushqente urrejtje dhe armiqësi sa donte të mbante fjalim nga ballkoni i zyrës time dhe ndjeva keqardhje që ka mbartës të një diversiteti armiqësor. Unë pavarësisht nga qëndrimet e tij, në publicistikën e tij kishte edhe qëndrime shumë të drejta. Armik e kam shumë të vështirë të konceptoj kundërshtarin”, deklaroi Berisha në Top Story.

Ai akuzoi pasardhësin e tij se më 21 Janar u soll si armik.

“Qëndrimi i tij më 21 Janar ka shënuar një pikë kthese në qëndrimin e jetës time sepse nuk e kisha konceptuar kurrë si armik. Ai u soll si armik më 21 janar”, u shpreh ai.

Berisha nuk e quajti sulm ndaj kryeministrisë 14 Shtatorin.

“Atë se ka sulmuar kurrë Sali Berisha. S’e sulmoj dhe nuk e sulmoj ndonjëherë unë. 14 Shtatori ishte një ngjarje që jo ne, por ministrat e Jashtëm të BE-së thanë që vendi ishte në prag të luftës civile. Ishte një zemërim i pakontrolluar i njerëzve. U kam kërkuar që të largohen me çdo kusht dhe kundërshtarët e mi e pohojnë këtë”, vijoi ai.

.