Sport

Salgado: Real Madrid, vetëm kështu mund ta shpëtoj sezonin

By FerizajPress

April 06, 2016

Michel Salgado, ish anëtari i Real Madridit, mendon se Los Blancos mund ta shpëtoj sezonin vetëm nëse e fitojnë Ligën e Kampionëve.

Real Madridi ka mbetur vetëm në garë për Ligën e Kampionëve. Los Blancos janë eliminuar herët nga Copa del Rey, derisa triumfi në La Liga është mision i pamundur.

Ish anëtari i Real Madridit, Michel Salgado, mendon se Los Blancos mund ta shpëtoj sezonin vetëm nëse e fitojnë Ligën e Kampionëve.

“Sezoni jonë nuk ishte sezonit që ne prisnim. Ne kemi një shans të madh, në tre muajt e fundit,  për të shpëtuar sezonin tonë duke fituar Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar ai për Goal.com.

“Shorti ka qenë me të vërtetë i mirë për ne dhe në qoftë se çdo gjë është në rregull, me të gjithë respektin e duhur ndaj Wolfsburgut, ne mund të jemi në gjysmë-finale”, ka theksuar Salgado. Express/