Sport

Sadiku konfirmon një lajm fantastik

By FerizajPress

September 28, 2016

Armando Sadiku ka lënë plotësisht pas dëmtimin dhe jo vetëm që do të jetë i gatshëm për dy sfidat e tetorit kundër Lihtenshtejnit dhe Spanjës, por edhe do të zbresë në fushë që nesër në sfidën kundër Osmanlispor në Ligën e Europës me Zyrihun.

Futbollisti shqiptar ka lënë plotësisht pas dëmtimin e pësuar në javën e kaluar dhe për ta vërtetuar këtë, është shfaqur në konferencën e sotme për shtyp përkrah trajnerit Uli Forte.

“Në ditët e fundit mund të stërvitesha normalisht me ekipin. Unë po sigurohem që të jem i gatshëm për nesër në mënyrë që të ndihmoj skuadrën”, theksoi sulmuesi shqiptar para gazetarëve.

“Për të gjithë lojtarët e Zyrihut, Liga e Europës është kthyer në një prioritet. Ne duam t’i kënaqim fansat tanë fantastikë me një paraqitje të mirë nesër, pasi e kanë merituar plotësisht me mbështetjen e tyre në çdo vend”, tha sulmuesi shqiptar para gazetarëve.

.