Lajme

Sa u dënuan veç e veç të aku zuarit në rastin Syri i Popullit

By FerizajPress

January 22, 2020

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka marrë vendim për shtatë të akuzuarit në rastin e njohur si Syri i Popullit, raporton Televizioni T7.

Sipas këtij vendimi, Avni Lluminica dënohet me 12 vite burg, Sadri Rambaja me 5 vite, Ragip Sallova 4 vite, Bajrush Konjusha 3 vite, Halim Halimi 3 vite, Rexhep Topllana 2 vite, Behxhet Lluzha 2 vite.

Për Murat Jasharin ndërkaq Gjykata ka vendosur 10 vite trajtim të detyrueshëm psikiatrik. Akuza është refuzuar për Sabit Berishën dhe Lirije Luzhën.

Në rastin “Syri i Popullit” kishin dëshmuar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në këtë rast akuzoheshin Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana për vepra penale përgatitje të veprave terroriste ose vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Javën e kaluar, të akuzuarit japën fjalën e tyre përfundimtare.

Sadri Ramabaja e cilësoi procesin si të montuar politikisht, ndërsa vet prokurorin si të ndikuar.

Ai deklaroi se i gjithë procesi ishte inskenuar nga klani “Pronto”.Prokurori Sylë Hoxha në fjalën e tij përfundimtare ka kërkuar që të akuzuarit të shpallen fajtorë.

Hoxha hoqi dorë nga ndjekja penale për Lirije Luzhën dhe Sabit Berisha të cilit ishin si të dyshuar në këtë rast./GazetaExpress/