Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim një delegacionin të Qeverisë së Hungarisë, të kryesuar nga nënsekretarja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë Petra Pana. Në këtë takim morri pjesë edhe ambasadori hungarez në Prishtinë László MÁRKUSZ.
Në takim, të dyja palët u dakorduan për një Marrëveshje Kornizë në vlerë prej 61 milionë euro për financimin e projekteve të ndryshme për zhvillim.