Sport

Sa kohë harxhojnë femrat duke thënë ‘Çfarë të vesh’?

By FerizajPress

June 10, 2016

Femrat harxhojnë mbi gjashtë muaj të jetës së tyre vetëm për faktin se çfarë do të veshin! Atyre u nevojiten çdo ditë mesatarisht 17 minuta kohë, duke e përjetuar këtë proces me ankth. Jeni me vonesë, e dini mirë! Zilja ka rënë prej disa minutash ndërsa ora ikën aq shpejt saqë nuk “kapet”…orari i punës po afron. Por ju qëndroni përballë dollapit duke menduar se çfarë do të vishni.

Kjo është situata që kalon thuajse çdo njëra prej jush në mëngjes!

Sipas një studimi të fundit, i kryer në Angli nga agjencia Marks & Spencer, femrat harxhojnë mesatarisht 17 minuta kohë çdo ditë për të gjetur veshjen e “përshtatshme”.

Gjatë këtyre minutave, femrat e gjejnë veten në mes të një rrëmuje rrobash të hedhura ngado dhe gjithmonë përfundojnë duke veshur atë që kanë zgjedhur në fillim.

Ritmi i mëngjesit është pjesë e përditshme e ditës së punës dhe është e pamundur që ai të shmanget

Nga studimi ka rezultuar se 62% e femrave vuan prej “mërzisë së gardërobës”: kapriço të kota, bindje se nuk kanë atë se çfarë donin të vishnin, pavarësisht dollapit të tejmbushur, ku pjesa më e madhe e rrobave nuk vishen thuajse asnjëherë.

Një në njëzet të intervistuara ka pranuar se disa veshje mbajnë ende etiketën e blerjes.

Por bëni kujdes! Mos e gënjeni veten nga bindja se kjo është vetëm një dobësi femërore.

Meshkujt, për të njëjtën arsye, humbasin çdo ditë 13 minuta kohë, ndërsa një në tre të intervistuar ka pranuar se vuan nga “mërzia e gardërobës”, të paktën një herë në jetë.

Studimi është autorizuar nga M&S, në bashkëpunim me Oxfam, për të nxitur njerëzit që të dhurojnë sendet e tyre të papërdorura.

Thuajse nga të gjithë ne përdoren mesatarisht vetëm 44% e veshjeve që gjenden në dollap. Pjesa tjetër vetëm sa e bën kërkimin e rrobave në mëngjes më të ndërlikuar.

Sipas stilistes, Bay Garnett, ashtu siç shkruan ‘Daily Mail’, për të zgjedhur veshjen e duhur nuk nevojiten më shumë se dy minuta, ndërsa seleksionimi i shpeshtë i rrobave do t’jua bëjë zgjedhjen edhe më të thjeshtë.

Në këtë mënyrë, ndoshta nuk do të shkoni më me vonesë në punë. Nuk do të justifikoheni më për të dalë vetëm se nuk mund të zgjidhni veshjen e duhur.

The post Sa kohë harxhojnë femrat duke thënë ‘Çfarë të vesh’? appeared first on GazetaBlic.