Editorial

Sa do të kenë efekt Radarët statikë në Kosovë ?

By FerizajPress

October 03, 2016

Radarët statik në Kosovë nuk do të kenë as pak efekt. Fakti  se radarët statik, nëse e tejkalon shpejtësinë, ti fotografon tabelat dhe në bazë të tabelave të regjistrimit policia i dërgon dënimet, lë shumë për të dyshuar në suksesin  e këtij projekti.

Në Kosovë nuk është si në shtetet perëndimore ku të gjithë i kanë veturat në emër të  tyre.

Rast konkret. Unë e kam blerë një veturë para 6 muajve ose 1 viti dhe nuk e kom  fare në emër timin  e as nuk kamë bërë kontratë tek noteri. Veturën e voziti ende në emër të personit që ma ka shitur. Nëse  unë tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes dhe bie në radar, dënimi automatikisht i shkon personit që e ka veturën në emër të vet e jo mua sepse nuk mundet me dit se kush është duke  vozitur atë veturë.

Në Kosovë 60% nuk i kanë veturat në emër të tyre dhe për këtë radarët statik nuk do të kenë efekt.

Kjo do të kishte efekt kur të gjitha procedurat  të ishin në rregull  dhe të gjitha automjetet të kalonin në procedurat e parapara.

Se si do të funksionoi ky projekt tani edhe me këto tabela të letrës mbetet të shihet.

Shkruan ; Adrian Salihaj