Ferizaj

Rusja që bëri tatuazh Getinjon, vjen me një tjetër tatuazh!

By FerizajPress

June 26, 2018

Emri na ka shkuar deri në Moskë

Para pak ditësh Getinjo e bëri të famshme një vajzë ruse që në qafen e saj kishte bërë tatuazh emrin e tij, por vajza ruse nuk është ndalur me kaq, shkruan rtv21.tv.

Rusja që në Instagram njihet me emrin “vipllinplatinum” ka bërë tatuazh edhe dy fjalë poshtë emrit të Getinjos, e ato janë Albania dhe Rusia.

Këtë gjest të ruses e ka shpërndarë edhe reperi kosovar në Instagramin e tij.

Dashuria e saj për Getinjon shihet edhe nga postimet e saj tjera në Instagram, si fotografia e flamurit të Kosovës, si dhe fotografia e Getinjos./21Media