Lajme

Rusia pranon Kosovën

By FerizajPress

April 21, 2016

Në fakt, ishte trajneri Driton Kuka, ai i cili i ka publikuar dy fotografi në Facebook, ku shihen garuesit e tij me pajisje sportive ku shkruan ‘Kos’, me çka nënkupton se garuesve kosovarë u është lejuar t’i përdorin simbolet shtetërore në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Kazan, nga 21 deri më 24 prill, raporton Zëri.

“Në Evropian për Kosovën! Ekipi ynë u lejua të prezentoj Shtetin tonë në Evropian që filloj në Rusi!”, ka shkruar Kuka.

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova, janë katër garuesit që do të kërkojnë medalje sot në Evropian.