FIFA, VAR e tani edhe kurdisja e mundshme e ndeshjeve është në qendër të kritikave të shumta të tifozëve të futbollit në rrjete sociale. Sipas kësaj teorie, Rusia humbi qëllimisht 3-0 në mënyrë që të përfundonte në pozitën e dytë në grup, dhe kështu në 1/8’tën e finales të luajë në Moskë si dhe atje të takohej me Portugalinë si të parën e Grupit B.
Kjo tori po qarkullon me të madhe në internet por edhe sikur të ishte ashtu u doli e gabuar të gjithëve.
Kjo pasi renditja në Grupin B u vendos në sekondat e fundit, kur Spanjës iu pranua goli i barazimit 2-2 ndaj Marokut, vetëm falë VAR’it.
Kështu spanjollët përfunduan në pozitën e parë, edhe pse ishin buzë eliminimit, pasi Portugalia luajti 1-1 ndaj Iranit.
Argumenti kryesor se Rusia humbi qëllimisht ndaj Uruguait është situata te goli i parë i shënuar nga Luis Suarez nga gjuajtja e lirë.
Siç mund të shihet nga videoja e mëposhtme, në ato momente, njëri prej futbollistëve rusë ia liron rrugën sulmuesit e i shtyn edhe lojtarët kundërshtarë, duke ia lënë të lirë hapësirën ku gjuajti sulmuesi i Barcelonës.