Më tutje, në një intervistë të transmetuar sot në rrjetin televiziv, CNN, zoti Peskov tha se Trump kishte indikuar gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar, se dëshironte lidhje më të mira dhe më tepër bashkëpunim me Moskën.
“Për fat të keq, ne nuk kuptojmë se kur do të filloj ky dialog”, tha Peskov.
Administrata Trump është e preokupuar nga raportet e inteligjencës për akuza të përzierjes së Rusisë në fushatën zgjedhore dhe hetimet e agjencisë FBI ndaj ndihmësve të zotit Trump.
Pesë komitete të ndryshme të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, po ashtu, po zhvillojnë hetime lidhur me Rusinë.
Dmitry Peksov e ka kritikuar atë që ai e quajti “histeri” në Shtetet e Bashkuara lidhur me Rusinë.
“Ne konsiderojmë se kjo paraqet rrezik real për të ardhmen e raporteve tona bileterale dhe ne sinqerisht dëshirojmë të shohim se kësaj histerie i ka ardhur përfundimi i saj logjik”, tha Peskov.