Lajme

Rusia bombardon ISIS-in afër qytetit të Palmirës

By FerizajPress

September 14, 2016

Agjencitë e lajmeve ruse citojnë zyrtarin e ushtrisë, Viktor Poznikhr të ketë thënë se një avion bombardues një ditë më parë ka sulmuar në veri të Palmirës, ku gjenden militantët e IS-it.

Poznikhir ka thënë se 250 militantë të IS-it kanë vdekur dhe më shumë se 15 vetura ushtarake dhe armë antiraketore janë shkatërruar gjatë sulmeve ajrore.

Ai ka bërë thirrje për vazhdmin prej 48 orësh të marrëveshjes për ndaljen e armiqësive në Siri, që u arrit javën e kaluar në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Poznikhir ka shtuar se rebelët e kanë shkelur marrëveshjen e armëpushimit 60 herë, që prej se hyri në fuqi pas perëndimit të diellit më 12 shtator.