Lajme

“Rugovasit” marrin përsipër sulmin tek shtëpia e Mentor Shalës

By FerizajPress

August 29, 2016

Rugovasit sërish kanë marrë përsipër sulmin ndaj shtëpisë së Mentor Shalës. Dërguesi, me emrin e njëjtë ka dërguar një email në redaksinë e Telegrafit, ku thuhet se marrin përsipër sulmin ndaj drejtorit të RTK-së, Mentor Shala.

Email adresa me të njëjtin emër ka marrë përsipër edhe sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, Murat Mehës, RTK-së dhe tash kundër drejtorit të RTK-së. Në email thuhet se sulmi ndaj Shalës ishte veç paralajmërim dhe nëse nuk jep dorëheqje nga RTK-ja, jeta e tij është në rrezik.

Lexoni të plotë njoftimin e tyre:

“Sulmi ndaj Mentor Shals ishte vec paralajmerim. Nese ai njeri nuk jep meniher dorheqje pej RTKs, jeta e tina esht ne rrezik.

Aj njeri e ka ba rtkne televizion qe ia man anen veq qeverise.

Ai nuk po e qet opoziten veq pse po flet kundra demarkacjonit. Sidomos Vetvendosjen ku ia ka ndalu edhe ivtervisten qe ka pas me majt.

I bejm thirrje qeverise me na marr seriozisht dhe mos me e ba demarkacionin, para se me pas viktima” (sic). /Telegrafi/