Lajme

Rugova i LDK-së: Opozita s’i ka 61 vota për rrëzimin e Qeverisë

By FerizajPress

May 05, 2017

Ndonëse, nuk komenton gjatë, kryetari i Istogut, Haki Rugova, duke folur për Gazetën Express tha se po presin procedurat tjera ligjore të procedimit të mocionit në Kuvend dhe thirrjen e seancës për votim. 

Por, ai nuk beson se do të arrihet sigurimi i gjysmës së votave të deputetëve të Kuvendit për rrëzimin e Qeverisë. 

“Nuk besoj, nuk besoj dhe s’duhet me u bo”, tha ai. 

Tutje, Rugova u tregua i bindur se asnjë deputet i LDK-së nuk do ta votojë këtë mocion në Kuvend, ani pse ka pasur të tillë që nga fillimi i qeverisjes me PDK-në e kanë kundërshtuar Qeverinë dhe kryeministrin Mustafa. 

“Absolut deputetët e LDK-së asnjë nuk e voton mocionin”, tha shkurt të premten për Gazetën Express, nënkryetari i LDK-së, duke mos komentuar më shumë mocionin me arsyetimin se ai nuk është deputet. 

Ndryshe, opozita ka dorëzuar të premten në mëngjes 42 nënshkrime për mocion mosbesim ndaj Qeverisë