Si vazhdimësi e takimeve dhe bisedimeve në lidhje me implementimin e Strategjisë për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm, kryetari i komunës Rufki Suma priti në takim pune zyrtarë nga Instituti Ndërkombëtar për Drejtësi dhe Sundim të Ligjit : Gjenerali Amerikan në pension z. Doug Stone, ekspert, Profesoresha e Psikologjise nga Universiteti i Oxfordit znj. Lydia Wilson, Robert Decor, ekspert, Valerio Dediviitis, ekspert të shoqëruar edhe nga Zyrtarët nga Këshilli për Siguri të Kosovës.
Në takim ishin present Kryetari i Bashkësisë Islame të Hanit të Elezit z.Musa Vila dhe Komandanti i Stacionit të Policisë në Han të Elezit z.Nuhi Dema, Duke ju uruar mirëseardhje kryetari i komunës Rufki Suma tha se ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm fatkeqësishtë tashmë është cilësuar si problem global dhe as shoqëria kosovare nuk ka mbetur e paprekur. Duke elaboruar mbi arsyet të cilat shpien në ekstremizëm të dhunshëm kryetari Suma tha se komuna e Hanit të Elezit niset nga përvoja e vet me rastet të cilat janë identifikuar dhe të cilat duhet trajtuar në disa aspekte. Ai thaksoi se sipas vlerësimeve janë aspektet ekonomike dhe sociale të cilat dominojnë në këto raste. Mirëpo tha z.Suma në as një moment nuk duhet përjashtuar edhe faktorë tjerë si mungesa e perspektivës, izolimi i cili padrejtësisht i është vënë qytetarëve të Republikës së Kosovës me vonesën e liberalizimit të vizave, çasja shumë e gabuar e mediave kosovare ndaj shumë rasteve ku ende pa u verifikuar ato apriori cilësohen si teroriste. Kryetari Suma potencoi edhe rastet kur në këtë dukuri ndikojnë edhe faktorë e jashtëm siç është rasti i publikimeve të revistës Franceze Charlie Hebdo ku në emër të fjalës së lirë fyet i tërë komuniteti musliman. Kryetari i komunës Rufki Suma tha se bazuar në numrin e pjesmarrësve të qytetarëve të Kosovë në luftimet në Siri dhe Irak, Republika e Kosovës nuk e meriton të cilësohet si vend me ekstremizëm radikal dhe konsideroj se me një bashkëpunim të faktorit vendor dhe ndërkombëtarë mundë ta parandalojmë ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin. Ndërsa komandanti i stacionit policorë në Han të Elezit i njoftoi musafirët me rastet e identifikuar në komunën e Hanit të Elezit. Ai tha se janë 8 raste të cilët trajtohen në përputhje me Ligjet aktuale. Komandanti Dema tha se në dy vitet e fundit nuk kemi raste të reja . Kryetari i Bashkësisë Islame nga Hani i Elezit z.Musa Vila tha se Kosova e pasluftës ka përjetuar shkatrrim material dhe shpirtrorë. Shoqëria kosovare ende jeton me trauma të luftës dhe probleme sociale dhe theksoi se në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm patjetër duhet të konsiderohet aspekti social.Koha e pasluftës apo koha e UNMIK-ut ishte koha e “shtëpisë pa duer” ku shumë shoqata të ndryshme si nga lindja por edhe nga perendimi në emër të bëmirësisë zhvilluan edhe aktivitet tjera prej të cilave sot i kemi pasojat. Kryetari i Bashkësisë Islame nga Hani i Elezit z.Musa Vila tha se të gjtha këto rryma ekstremiste të cilat tentojnë të zënë hapsirë në shoqërinë kosovare janë antikombëtare dhe anti-islame. Nga zyrtarët e Instituti Ndërkombëtar për Drejtësi dhe Sundim të Ligjit u prezentuan të dhënat sipas hulumtimeve të tyre ku rezulton se në luftimet në Siri dhe Irak janë afër 35 mijë pjestarë nga 100 shtete të botës. Sipas tyre, kategoris së individëve të cilët dëshirojnë të kthehen në vendlindje duhet dhënë rast për integrimë dhe risocializim përmes programeve të ndryshme. Ata prezentuan programin e tyre i cili do të debatohet me të gjitha instancat si në nivel lokal dhe në nivel qendrorë, bashkësit fetare shoqërin civile dhe palët tjera të cilat mundë të kontribojnë në këtë drejtim,