Ferizaj

Rruga Prelez i Jerlive- Fshat i Vjetër me 4 korsi dhe rikonstruktim tërësor i urës në Bibaj

By FerizajPress

December 17, 2020

Është nënshkruar projekti për  ndërtimin e rrugës  me katër korsi në segmentin rrugor Prelez i Jerlive- Fshat i Vjetër. Në kuadër të këtij projekti  është edhe  rikonstruktimi i urës në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

“I gëzuar që isha sot, bashkë me Kryeministrin Hoti, ministrin e Infrastrukturës, Abrashi, ambasadorin italian në Kosovë, përfaqësuesin e BERZH-it dhe zëvendësministrat nga Ferizaj, pjesë e  ceremonisë së nënshkrimit të një prej projekteve më të mëdha zhvillimore në infrastrukturën rrugore, atë të ndërtimit të rrugës me katër korsi në segmentin rrugor Prelez i Jerlive- Fshat i Vjetër me financimin e BERZH-it.

Me këtë projekt, që integron edhe rikonstruktimin tërësor të urës ekzistuese në Bibaj, me buxhet mbi 11 milionë euro, rilind gjithë zona përskaj, duke e kthyer këtë trup rrugor në gjenerator të zhvillimit për bizneset e qindra familje që kanë qasjen direkte aty.

E gëzofshin, qytetarët e bizneset e kësaj zone!” ka shkruar Aliu.