Ferizaj

Rruga “Gjon Serreçi” merr pamje tjetër pas asfaltimit, gjendja e mjerueshme e saj i takon së kaluarës

By FerizajPress

May 06, 2020

Një ndër arteriet kyçe që lidh lagjet e qytet me qendrën, rruga deri dje në gjendje të mjerueshme, prapa shkollës “Gjon Serreçi” nga sot ka një pamje krejtësisht tjetër. Banorët e shumëkatsheve që frekuentojnë në këtë rrugë nuk do të shkelin më në baltë e veturat nuk do të dëmtohen nga gropat e kudogjendura në trupin e rrugës “Gjon Serreçi”.

Është programi i rregullimit të infrastrukturës rrugore në qytet i ideuar nga qeverisja Aliu, që ka përfshirë rregullimin e kësaj rruge. Sot, ajo u asfaltua. E për t’i parë e vlerësuar nga afër punimet, doli vet i pari i Ferizajt, Agim Aliu. Ai tha se rilindja e infrastrukturës rrugore në qytet ka një vit atë e një adresë, vitin 2020 e adresë qeverisjen lokale e cila ka në projekt përfundimin e rregullimit të shumicës së rrugëve në qytet të mbetura pa investime për dekada. Falënderues për këtë projekt që po zbatohet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, u shprehën edhe banorët e kësaj zone të qytetit të cilën thanë se qasja e qeverisë lokale mundëson rivitalizimin e kësaj zone duke sjell infrastrukturën e munguar e madje edhe atë që ishte të dëmtuar skajshmërisht.