Ferizaj

Rruga Brezovicë-Qendra e Skijimit do të mbyllet përkohësisht

By FerizajPress

November 14, 2019

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit informon publikun se për shkak të fillimit të asfaltimit të segmentit të rrugës R210 Brezovicë-Qendra e Skijimit, që nga 15 e deri më 17 nëntor 2019, në këtë segment rruga do të jetë e pakalueshme për qarkullim për të gjitha automjetet.

MIT kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.