Ferizaj

Rruga Babush-Tërn-Koshare-Slivovë u tha që është çështje ditësh por ja si duket edhe sot

By FerizajPress

August 19, 2018

Ferizaj.19.08.2018. Banorët e fshatit Tërn i’u gëzuan vizitës së Ministrtrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj në muajin Prill, nga i cili morën prëmtimin se rregullimi i kësaj rruge është në agjendën e Qeverisë dhe është çështje ditësh kur do të rishpallet tenderi dhe shumë shpejt do të filloj rregullimi i kësaj rruge Babush-Tërn- Luboc-Koshare –Slivovë. Por kjo rrugë sipas fotove që ka dërguar një qytetar i fshatit Tërn ende gjendet në një situatë të rëndë edhe në këto ditë të fundit të gushtit. Banorët e kësaj ane ankohen se po kanë vështirësi në transport dhe se kjo po ju shkakton edhe prishje të veturave. Se odisejada e kësaj rrugë po zgjat me vite është edhe fakti se tani po bëhen dy vite kur edhe përmes medieve është njoftuar se kjo rrugë tashmë do të fillon së ndërtuari. Banorët e këtyre fshatravë po shpresojnë që me rregullimin e rugës do të rregullohen edhe kanalet skaj rrugës e cila në vitet e fundit shumë herë ishte nën ujë dhe izolonte këto fshatra.

http://ferizajpress.com/se-shpejti-asfaltimi-i-rruges-babush-bablak-terrn-luboc-koshare-slivove/