Komuna e Ferizajt po punon me intensitet të shtuar në realizmin e mbi 90 projekteve infrastrukturore.
Në Ferizaj ka filluar së realizuari projekte të infrastrukturës rrugore që bëjnë lidhje të hyrje-daljeve të qytetit me arteriet kryesore, siç është rasti i rrugës “Astrit Bytyçi”, e cila lidhet me magjistralen Prishtinë-Shkup. Sipas kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ky projekt ka qenë i pranishëm në të gjitha planet urbanistike që nga vitit 1986.