Ferizaj

Rrotullohet një maune në rrugën për Glloboçicë (Foto) 

By FerizajPress

May 14, 2018

Rreth orës 17:00 në rrugën për Glloboçicë, afër fshatit Vataj është rrotulluar një maune.

Ngarkesa e komunikacionit në rrugën për Glloboçicë e cila tani po shfrytëzohet si alternativë pas mbylljes së rrugës Kaçanik-Hani i Elezit po paraqet vë shtirë si në komunikacion.

Sot në kë të aks rrugor një maune është rrotulluar e cila për fat nuk ka dal nga rruga, ndryshe pasojat do të ishin të mëdha, transmeton gazetari i Ferizajpress nga vendi i ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar edhe nënkoloneli Basri Shabani , i cili ka bërë  të ditur se  vozitësi i makinës ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar në emergjencë e Kaçanikut.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.