Rroshi shprehet i bindur se do ta fitojë betejën me drejtësinë e Berishës.
Rroshi e cilëson arrestimin e tij si kriminal dhe shton se do t’i mbijetojë padrejtësisë.
Reagimi i Rroshit
E mirëpres ballafaqimin me drejtësinë e Sali Berishës dhe do të provoj gjithë pafajësinë time për këtë poshtërsi. Kam angazhuar avokatë të njohur italianë që janë skandalizuar me gjithë këtë sulm ordinerësh ndaj meje. Ata më kanë siguruar se kjo është diçka e pabesueshme dhe betejën, sado e gjatë të jetë, do ta fitojmë.
Prokuroria nuk ka provuar asgjë përveç atyre që kam deklaruar vetë. Më akuzojnë për një fakt që e kam ekspozuar vetë publikisht dhe që për drejtësinë italiane është nul.
Më akuzojnë për dëbime, ku jam dëbuar si mijëra emigrantë të tjerë në tufë, po ku nuk kam bërë asnjë gjyq dhe s’kam marrë asnjë dënim.
Le të më akuzojnë për çfarë të duan tjetër. Ky arrestim është kriminal sepse nuk mund të arrestosh njeriun për deklarim të rremë pa e provuar që ka qenë i tillë. S’ka problem, unë jam mësuar me padrejtësi dhe kam lindur për t’i mbijetuar çdo padrejtësie.
E sigurt është që Kavajën, Sali Berisha nuk ka për ta marrë më edhe sikur shtatë pashë nën dhe të më fusin mashat e tij.
Këtu do jemi!
The post Rroshi reagon pas arrestimit: Do ta fitoj betejën me drejtësinë e Berishës appeared first on Lajminet.