Ferizaj

Rrokulliset vetura në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohet vozitësja

By FerizajPress

April 18, 2022

Një veturë është rrokullisur në mëngjesin e sotëm në autostradën “Arbën Xhaferi”, konkretisht në kilometrin e 48-të të segmentit Kaçanik – Hani i Elezit.

Në këtë vetaksident është lënduar vozitësja e veturës.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë Baki Kelani.

“Sot rreth orës 07:35, në autostradën “Arbën Xhaferi”, në km 48 Kaçanik – Hani i Elezit ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime (vetaksident), ku një vozitës dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është rrokullisur”.

“Sipas mjekëve lëndime të lehta ka pësuar vozitësja e veturës, së cilës iu është dhënë tretmani mjekësor. Me rast është marrë njësia kompetente policore, e cila ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”