Ferizaj

Rrokulliset kamioni në Bibaj të Ferizajt, lëndohet shoferi

By FerizajPress

August 11, 2019

Një kamion është rrokullisur në dalje të autostradës “Arbën Xhaferi”. Nga ky aksident ka mbetur i lënduar shoferi i kamionit.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe zëdhënësi për media në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Ju njoftojë se sot me dt.10.08.2019 rreth orës 13:20,ne autostradën “Arbën Xhaferi” në dalje te autostradës për në fsh.Bibaj ,Ferizaj, ka ndodh një aksident trafiku ku një kamioni është rrokullisur dhe është përplasur ne rrethojat e rrugës. Si pasojë e kësaj rrethojat metalike kanë goditur një veturë e cila është dëmtuar. Shoferi i kamionit është i lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Krasniqi.