Lajme

Rrogat u rriten qeveritarëve, u zvogëlohen të tjerëve! (Video)

By FerizajPress

April 12, 2017

Më pak ka gjasa të paguhen edhe Ardian Zalli, drejtori i Trustit Pensional të Kosovës, që aktualisht merr rrogë mbi 6 mijë euro dhe Agron Mustafa i PTK-së, pagën e ka 5182 euro në muaj.

Sipas drejtorit të departamentit ligjor në Ministrinë e Administratës Publike, Naser Shamolli, paga më e lartë në sektorin publik në nivel vendi duhet të jetë ajo e presidentit.

Por, sipas Shamollit, këtë fat nuk do ta ketë edhe kryeministri dhe vartësit e tij, të cilëve ato do t’u rriten.

Shamolli njoftoi se nuk parashihet që punëtorët shëndetësorë, ata të arsimit e policia të kenë rritje apo zbritje page.

Por, kjo po kundërshtohet nga Blerim Syla, kryetar i sindikatës së shëndetësisë. Ai ka thënë për Klan Kosova se kjo sindikatë nuk do të pranoj asnjëherë këtë projektligj që ai e quajti diskriminues.

Ndërsa Rrahman Jashari, kryetar i SBASHK-ut, tha se është në bisedime me qeverinë që caktohet një koeficient i njëjtë i pagës për të gjithë punonjësit e sektorit publik, ndërsa shtoi se projektligjin aktual nuk do ta pranojnë.