Sport

Rrogat te Juventus, shikojeni dallimin te Ronaldo

By FerizajPress

July 06, 2018

Cristiano Ronaldo do të përfitojë 30 milionë euro neto në sezon tek Juventusi për katër vitet e ardhshme. Një shpenzim i pazakontë për një klub italian, por që mund ta kthejë “Zonjën e Vjetër” në majë të futbollit europian. Diferenca me lojtarët e tjerë bardhezinj është shumë e madhe, madje nëse mbledh pagat vjetore të 5 më të paguarve te bardhezinjtë, sërish nuk arrihet shifra e çmendur e Ronaldos. Sipas “Financial Sports”, argjeninasi Gonzalo Higuain është momentalisht më i paguari te kampionët në fuqi të Italisë me 7.5 milionë euro në sezon. Më pas vijnë Dybala (7), Douglas Costa (6), Pjanic (4.5) dhe Khedira (4), transmeton “SS”. Në total, 5 lojtarët që përfitojnë më shumë tek Juventusi paguhen 29 milionë. Në bazë të listës, Ronaldo do të përfitojë sa 12 lojtarët më pak të paguar. Pagat te Juventusi Higuaín                  7,5 (milionë euro) Dybala                    7 Douglas Costa      6 Pjanic                     4,5 Khedira                  4 Manczukic             3,5 Marchisio              3,5 Chiellini                  3,5 Cuadrado               3,5 Matuidi                  3,5 Szczesny                3,5 Barzagli                  3 Benatia                  3 Bernardeschi        3 Alex Sandro           2,8 Rugani                    2 De Sciglio               2 Pjaca                       1,5 Sturaro                   1,5 Bentancur             1