Ferizaj

Rrobaqepësia Erdi-F dhuroi 50 maska për stafin e Komunës

By FerizajPress

April 22, 2020

Solidariteti dhe përkrahja e vullnetmirëve ferizajas për të tejkaluar sfidën me virusin COVID-19, po dëshmohet çdo ditë. I tillë ishte edhe sot donacioni prej 50 maskave për stafin e Komunës, të punuara nga rrobaqepësia ERDI-F, dhurimin e së cilave e bëri pronari i saj, Fatlum Bytyqi.

Pranimin e këtyre maskave e bëri zyrtari për marrëdhënie me publikun, Albion Sherifi i cili falënderoi donatorin për vullnetin e mirë e donacionin që sadopak të ndihmoj në tejkalimin e kësaj situate.