“Rritja e ngarkesës për pagesa të borxhit mund të ndikojë në ristrukturimin e shpenzimeve të qeverisë të cilat mund të kenë efekt në të ardhurat e agjentëve ekonomikë në njërën anë, si dhe në rritjen e presioneve për arkëtimin në kohë të të hyrave për mbajtësit e bonove dhe obligacioneve qeveritare në anën tjetër”, thuhet në materialin studimor të BQK-së “Harta e Stabilitetit Financiar të Kosovë”.
Situata të tilla paraqesin pengesë për zhvillimin e sektorit financiar dhe rrisin rrezikun kreditor të tij. Nëntreguesi i kostos së borxhit publik ndërtohet si raport i shpenzimeve të qeverisë për pagesën e interesit ndaj gjithsej borxhit publik.
“Notimi është i drejtë: rritja e raportit nënkupton rritje të çmimit që paraqet rritje të rrezikut për stabilitetin financiar”, thuhet në materialin studimor të BQK-së “Harta e Stabilitetit Financiar të Kosovë”./ RTK
.