Lajme

Rritet siguria në Shtëpinë e Bardhë

By FerizajPress

March 20, 2017

Zyrtarët thonë se shoferi u arrestua menjëherë dhe automjeti iu konfiskua. Një zëdhënës i Shërbimit Sekret tha se është ndërmarrë një “hetim penal”. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse kishte vërtet bombë në makinë.

Presidenti Donald Trump nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë. Ai po kalon fundjavën në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, fundjava e tij e pestë atje që kur mori detyrën më 20 janar.

Incidenti ndodhi vetëm pak orë pasi Shërbimi Sekret kapi një person që hyri në perimetrin e sigurisë së Shtëpisë së Bardhë.

Sipas njoftimeve, oficerët e Shërbimit Sekret menjëherë e kapën dhe arrestuan personin.

Më 10 mars, një burrë nga Kalifornia përshkoi tre barriera rreth Shtëpisë së Bardhë, dhe ia doli të mos kapej për mbi 15 minuta para se të kapej pranë një dere që çonte në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë në ato momente.