Lajme

Rritet për 80% numri i rasteve me kancer

By FerizajPress

August 26, 2017

“Ne hulumtim na doli se incidenca ( numri i rasteve ne 100.000 banore) ne periudhen 2012-2015 eshte 80% me e madhe krahasuar me periudhen 1995 – 1998. Kur analizuam semundjet na doli se prej te gjitha kancereve te gjakut incidenca e leukemise eshte rritur per 66.2% ndersa incidenca e lymfomave eshte rritur per 75%”, ka bërë të ditur profesoresha, transmeton Gazeta Shneta.

Hulumtimi është zhvilluar në Klinikën Interne dhe atë të Pediatrisë në QKUK.

“Qellimi i ketij hulumtimi eshte verifikimi i rritjes se kancereve te gjakut te cilen te gjithe po e shohim por edhe hulumtimi i lidhshmerise ne mes te kancereve te gjakut numrit te vendeve te goditura me uranium te varfëruar.”

Të dhënat e publikuara deri më tani janë vetëm në vija të trasha, ndërsa pritet të publikohet i tërë hulumtimi në ditët në vazhdim.