Rritet numri i turistëve të huaj që vijnë përmes portit të Durrësit

By FerizajPress

August 23, 2016

 

“Edhe në portin e Durrësit ka një rritje prej 36,4 % më shumë vizitorë shtetas të huaj që kanë hyrë këtë sezon  turistik”, thotë ministrja Ekonomi, në një postim në rrjetet sociale.

Kjo rritje e vizitorëve të huaj është parë jo vetëm në vijën tonë bregdetare ku janë dhe plazhet më të reklamuara si, ai i Sarandës, Dhërmiut, Vlorës, Durrësit apo Shëngjinit e Velipojës, por edhe në zonat malore pati më shumë lëvizje vizitorësh të huaj.

Kjo konfirmohet edhe nga operatorët turistike që zhvillojnë biznesin e tyre në këtë fushë.