Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, gjatë një vizite zyrtare në Shqipëri, janë pritur nga nënkryetarja e Kuvendit dhe kryetare e delegacionit shqiptar në AP të KiE-së, Valentina Leskaj, me deputetin Pandeli Majko, Kryetar i Delegacionit Shqiptar në NATO, dhe Luan Rama, kryetar i Grupit parlamentar të LSI.