Rriten pensionet me 1.6%, përfitues mbi 600 mijë pensionistë në të gjithë vendin

By FerizajPress

July 27, 2016

 

Qeveria  miratoi rritjen e pensioneve për 600. 000 pensionistë në bazë të indeksit të çmimeve. Pensionet për këtë vit rriten me 1.6% dhe ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi tha se rritja është përllogaritur mbi bazën e çmimeve të shportës së posaçme të mallrave dhe shërbimeve për pensionistët.

Më herët, ministri Klosi, prezantoi 12 projektet e përzgjedhura të të rinjve për të krijuar sipërmarrje sociale, që do të thotë bashkëpunim midis ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe organizatave të ndryshme për të mbledhur fonde dhe për të krijuar sipërmarrje; që ka për qëllim ofrimin e kujdesit ndaj personave në nevojë.

.